Jeta në Zvicër
Përse Gjykata donte ta lironte shqiptarin e akuzuar për vrasjen e dyfishtë?
Është gjykata ajo që vendos nëse pas kalimit të 48 orëve duhet dhe sa duhet të mbahet personi në paraburgim. Dhe, në rastin e shqiptarit, kjo gjykatë kishte vendosur për lirim
Vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një të treti që ndodhi në Bazel më 9 mars, me të drejtë pati tronditur qytetarët dhe pati bërë bujë në media. Mënyra e vrasjes që ngjante me qërimin e hesapeve nga bota e mafisë ishte ajo që bënte më shumë përshtypje.
Ndërkohë, sot në mediat e këtushme (edhe në albinfo.ch) është publikuar lajmi për arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit për pjesëmarrje në vrasje. Ai është shtetas shqiptar, 41 vjeçar. Por përtej këtij lajmi një televizion lokal (TV Basel) bën të ditur se ky arrestim është bërë shumë më herët “disa javë” para se të publikohej lajmi!
Por përse atëherë Prokuroria Publike e ka mbajtur sekret deri sot lajmin?”, pyet TV Basel. Sipas procedurës së njohur, pas arrestimit të një personi, prokuroria ka 48 orë kohë që të bëjë te Gjykata për masa të detyruara të bëjë kërkesën e argumentuar për t`i caktuar të dyshuarit burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Është gjykata pastaj ajo që vendos nëse duhet dhe sa duhet të mbahet personi në paraburgim. Dhe, në rastin e shqiptarit, kjo gjykatë kishte vendosur për lirim.
Prokuroria pastaj ka ushtruar ankesë, e cila e ka ndalur lirimin e të dyshuarit, duke e kaluar lëndën në Gjykatën e apelit, ka sqaruar një zëdhënës i prokurorisë. Kështu, shqiptari ka vazhduar të qëndrojë në burgun e hetimeve. Vetëm pasi që është siguruar se vendimi për mbetjen e tij në burg është përfundimtar, prokuroria ka vendosur ta bëjë publik lajmin për arrestimin. Prandaj ky lajm nuk ishte publikuar më parë por vetëm sot. Ndërkaq, mbeten të panjohura arsyet e gjykatës për vendimin që ta lironte shqiptarin.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit










