Kosova

Personalitetet e suksesshme nga Diaspora urojnë kosovarët për liberalizimin e vizave

Shumë personalitete shqiptare nga fusha të ndryshme nga e mbarë Diaspora kanë uruar kosovarët për liberalizimin e vizave.

Revista Albinfo.ch ka marrë mesazhet e disa personaliteteve që janë profile suksesi nga shumë fusha, të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë dhënë kontributin e tyre për njohjen e vlerave të shtetit të Kosovës qoftë në aspektin politik, e veçmas atë kulturor, duke prezantuar shtetin e Kosovës si vend demokratik dhe evropian.

Më poshtë ju sjellim disa urime të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Jürg Sprecher

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave ka uruar të gjithë kosovarët për këtë mundësi të lirshme udhëtimi kudo në Evropë dhe më gjerë.

“Ambasada vlerëson se liberalizimi i shumëpritur i vizave është pozitiv për marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës. Qytetarët kosovarë tani mund të vizitojnë në mënyrë spontane dhe lehtësisht të dashurit e tyre, partnerët e biznesit ose të planifikojnë një udhëtim turistik në zonën Shengen. Unë jam veçanërisht i kënaqur që shumë të rinj kosovarë po udhëtojnë në Zvicër, shpesh për herë të parë. Besoj se shkëmbimi i lehtësuar i njerëzve, ideve dhe përvojave do të jetë i dobishëm dhe do të forcojë më tej lidhjet tashmë të forta mes dy popujve dhe vendeve tona”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur një hap historik.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, është një hap historik shumë i rëndësishëm dhe një moment tejet i veçantë për të gjithë ne. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, e cila aktivitetet e saj i zhvillon në mesin e shumë bashkatdhetarve tanë, uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë arritje të përbashkët me shpresë se ky hap do të sjellë mundësi të reja, përparim dhe integrim në familjen evropiane. Faleminderit që bëni pjesë në këtë rrugë të re dhe ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në eksperiencat e ardhshme në Evropë”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Tedi Papavrami

Violinistin shqiptar i përmasave botërore, Tedi Papavrami, i cili njëherësh njihet edhe si përkthyesi kryesor i Kadaresë në gjuhën frënge, ka uruar kosovarët për mundësinë e udhëtimit të lirshëm në vendet ku ata dëshirojnë, mundësi kjo kaherë e merituar për një shtet siç është Kosova.

“Gëzohem sinqerisht e pamasë për këtë vendim që i jep fund një situate të padrejtë”, është shprehur Tedi për revistën Albinfo.ch.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Shqipe Sylejmani – Shkrimtarja zvicerane-shqiptare është një profil suksesi si në rrafshin profesional, si autore librash, ashtu edhe si aktiviste kulturore. Ajo është shprehur shumë e kënaqur me liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës.

“Jam shumë e lumtur që më në fund mund të kem familjen dhe miqtë me neve pas dekadash ndarjeje. Kosovarë, ju përgëzojmë për lirinë e juaj të merituar – bota tani është e juaja – mahnitne me me talentet, kulturen dhe mirësinë të bukur Kosovare”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Marigona Qerkezi – Sopranoja shqiptare me famë botërore, me paraqitjet e saj dinjitoze ka mahnitur botën dhe është fituese e shumë çmimeve të rëndësishme. Ajo i është gëzuar liberalizimit të vizave për kosovarët dhe këtë e quan një arritje të madhe.

“Lajm shumë emocionues për Kosovën. Ka ardhur momenti i shumëpritur i liberalizimit të vizave, duke hapur dyert për qytetarët e Kosovës për të eksploruar lirisht “Bashkimin Evropian” për të nxitur shkëmbimin kulturor, forcuar lidhjet dhe për të përqafuar vlerat e përbashkëta”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Kasem Hoxha – aktori më i kërkuar në skenat ndërkombëtare të filmit me krijimtari të pasur ka uruar të gjithë shtetasit e Kosovës duke u dëshiruar më të mirat e kësaj mundësie të merituar.

“Liberalizimi i vizave pas shumë vitesh negociata, ngritje të zërit, jo vetëm nga politikanët, por edhe nga populli, është një lajm shumë i mirë, një fitore e merituar për popullin e Kosovës, si edhe për demokracinë. Kjo do të hap perspektiva të reja me lëvizjen e lirë drejt Evropës. Shqiptarët e meritojnë si të gjithë shtetasit tjerë lëvizjen e lirshme në Evropë dhe jo vetëm, Kosova është pjesë e rëndësishme kulturore dhe historike e Evropës. Urime Kosovës sime të dashur”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Arbenita Sopaj – shqiptarja e vetme në “Diplomacinë japoneze”,  një ligjëruese shqiptare në “Universitetin Kobe” të Japonisë, i është gëzuar lajmit për liberalizmin e vizave.

“Një faktor kyç në nxitjen e avancimit shoqëror është diversiteti, një cilësi që ka munguar dukshëm tek qytetarët e Kosovës. Megjithatë, kjo filloi të ndryshohet në janar 2024 me zbatimin e liberalizimit të vizave. Si një qytetare e Kosovës e cila ka përfituar dukshëm nga diversiteti kulturor dhe ai akademik, jam vërtet e gëzuar të shoh që qytetarët e Kosovës tani kanë mundësinë të udhëtojnë dhe të eksplorojnë vende të ndryshme evropiane. Kjo liri e merituar do të na u mundësojë të ndajmë dhe zbatojmë njohuritë e vlefshme të fituara jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e Kosovës”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Ramë Dardania– piktor i shquar dhe njëkohësisht artist në shumë teatro të botës, ka uruar të gjithë kosovarët për liberalizimin e vizave.

“Urime për hapjen e këtij kapitulli të ri për Kosovën. Liberalizimi i vizave do të sjellë liri dhe mundësi të reja për të gjithë qytetarët. Është një moment emocionues për të gjithë ne”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Leyla Ibrahimi-Salahi, pronare e kompanisë ajrore “Chair airlines”, ka bërë një urim të veçantë me rastin e liberalizimit të vizave.

“Gëzuar festat e fundvitit dhe urime të përzemërta për liberalizimin e shumëpritur të vizave për BE! Falenderimin tim më të çiltër ua dedikoj klientëve tanë besnikë. Për të gjithë kosovarët po fillon një epokë e re e udhëtimit lirshëm. Si një ndërmarrje e besueshme, kemi kënaqësinë t’ju shoqërojmë përgjatë këtyre udhëtimeve. Ju dëshiroj fat dhe lumturi, e mbi të gjitha shëndet të mirë dhe një vit me plot mundësi të reja e përjetime të mrekullueshme me më të dashurit tuaj”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Dzemile Fetaji – aktiviste shoqërore dhe politike në Zvicër, njëherësh edhe në mesin e 100 personaliteteve të vitit në Thurgau, ka uruar të gjithë shqiptarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Uroj nga zemra për popullin kosovarë. Vite të gjata të nënshtrimit kanë lënë gjurmë të thella dhe kjo më prek personalisht shumë. Çdo njeri meriton liri, të drejtën për të lëvizur lirshëm kudo në botë, pavarësisht prej origjinës së tij ose historisë. Bota u përket njerëzve, është trashëgimia jonë e përbashkët, për një botë pa kufij, pa viza”, shprehet ajo.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Diar Aliu – Kitaristi i suksesshëm në Vjenë ka uruar të gjithë qytetarët kosovarë për liberalizmin e vizave duke iu dëshiruar më të mirat që sjell lira e udhëtimit.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës i uroj liberalizimin e vizave, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe kulturor. Artistëve të të gjitha fushave u uroj shumë suksese në nivel ndërkombëtar, pasi tashmë është kapërcyer një pengesë që shpeshherë ka paraqitur probleme”, shprehet ai.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Fitore Neziri – interniste e specializuar, kryemjeke në klinikën “HochFranken” në Bayern të Gjermanisë, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizmin e vizave.

“Kosova ime e dashur, urime liberalizimi i vizave. I jam gëzuar shumë këtij lajmi dhe kam një mesazh për të dashurit kosovarë. Shfrytëzoni këtë mundësi për kënaqsitë dhe për mundësitë e mëdhaja për shumë arritje tuaja, qofshin profesionale apo thjeshtë një vizitë. Gëzohem bashkë me ju”, shprehet ajo.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Arlinda Prenaj – Miss i shumëfishtë në Gjermani dhe Kosovë, është shprehur shumë e gëzuar për liberalizimim e vizave.

“Më vjen shumë mirë që është bërë liberalizimin i vizave, duke pas parasysh se ka shumë familje që s’kanë pasur mundësi të vin në shtetet e Evropës dhe më gjerë t’i takojnë familjarët dhe të vizitojnë vende të ndryshme. Urime të gjithve liberalizimi i vizave, shpresoj se do të kaloni sa më bukur jashtë vendit me familjet tuaja”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Astrit Alihajdaraj – aktori nga Vjena, është shprehur falënderus dhe njëkohësisht mirënjohës për këtë hap të rëndësishëm për kosovarët që të udhëtojnë lirshëm.

“Në radhë të parë urime Dita e pavarësisë së Kosovës. Një vit ky shumë i veçantë që nisi mbarë me liberalizimin e vizave, me lirinë e lëvizjes në zonën Schengen. Ju dëshiroj të gjithve shëndet, fat dhe kënaqesi duke e shijuar në maksimum këtë liri, me sa më shumë shëtitje, vizita, bashkëpunime, studime, takime, shkëmbime të njohurive e të përvojave, etj. Mundësi e re kjo për të parë, për të përjetuar nga afër dhe me këto përshtypje të reja për ti çmuar vertetë vlerat që i ka Kosova”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Shpresa Morina-Sinani – është një piktore, artiste e shquar shqiptare, e cila jeton dhe vepron në kantonin e Lucernit. Ajo është shprehur e entuziasmuar për liberalizmin e vizave për kosovarët, duke qujtur një mirësi të merituar.

“Uroj që liberalizimi i vizave të hap kapituj të ri për Kosovën dhe kosovarët, të ngrisin horizonte të reja gjatë rrugëtimit të tyre anë e mbanë. Gëzohem që kosovarët mund t’i tregojnë botës ngrohtësinë dhe afrueshmërinë, që na përcakton dhe na shquan si popull”.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Annella Zarina – këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur muzikore është shprehur shumë e gëzuar për liberalizmin e vizave.

“Jam shumë e gëzuar se më në fund të gjithë qytetarët e Kosovës po lëvizin lirshëm, veçmas familjet që kanë mundësi për të vizituar të afërmit, pushimet ku duan ata ti shijojnë, kudo në botë. Po e ndaj edhe një gëzim shtes ku këtë vit në dasmën time në Danimarkë do të marrin pjesë të gjithë familjarët e mi. Jam e gëzuar që çdo shqiptarë tani ka mundësi të shëtis botën dhe të shohin se sa e bukur është bota”, përfundon ajo.