Kosova
Testohen vetëm individët me indikacione epidemiologjike në Kosovë
Shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Xhevat Jakupi, ka thënë për mediat kosovare se personat të cilët nuk kanë indikacione epidemiologjike nuk testohen, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se ka teste të mjaftueshme për testimin e personave me indikacione. “Të gjithë individëve të cilët kanë indikacion epidemiologjik është duke iu kryer testi dhe rezultatin po e marrin brenda ditës, e më së shumti brenda 24 orëve. Testimi i individëve jashtë indikacioneve epidemiologjike për momentin nuk kryhet. Ka teste të mjaftueshme për testimin e çdo individi që ka indikacion epidemiologjik. Është duke u testuar mjaft, po e vëreni nga numri total i të testuarve deri më 5 prill 2020 (1964 mostra), vetëm 7% janë raste pozitive”.
Jakupi është shprehur se janë duke punuar 7 ditë në javë, pa orar të kufizuar dhe se janë të dedikuar në kryerjen e punës profesionale.
Ai ka theksuar se si vështirësi për momentin kanë sigurimin e materialit laboratorik për punë të përditshme. “Personeli në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është plotësisht i dedikuar në kryerjen e punës profesionale, përkatësisht në kryerjen e testimeve për qytetarët e Kosovës që i plotësojnë indikacionet epidemiologjike. Jemi duke punuar shtatë ditë në javë, pa orar të kufizuar. Për momentin nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar, përveç presionit social, që po e vërejmë në medie dhe sigurimit të materialit laboratorik për punë të përditshme”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss














