Kosova
Konjufca kërkon shkarkimin e shtatë ambasadorëve
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, propozon të shkarkohen disa ambasadorë politikë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar shkarkimin e disa ambasadorëve politikë, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Këtë Konjufca e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi që, sipas tij, këtyre ambasadorëve u kanë mbaruar mandatet, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar, të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.
Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, (GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politikë:
Znj. Vlora Çitaku- Ambasadore e Kosovës në SHBA.
Z. Edon Cana- Ambasador i Kosovës në Bullgari.
Z. Lirim Grejçevci- Ambasador i Kosovës në Holandë.
Z. Shpend Kallaba- Ambasador i Kosovës në Hungari.
Znj. Mimoza Ahmetaj.
Z. Ylber Hysa- Ambasador i Kosovës në Malin e Zi.
Z. Ramadan Avdiu- Ambasador i Kosovës në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













