Bota

Ndërtesat e pesë gjyakatave u kërcënuan për vendosje bombash

Të paktën stafi i pesë gjykatave në Gjermani u evakuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email, njoftuan departamente të shumta të policisë.

Gjykatat e prekura ishin në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Wiesbaden.

Policia tha se emailet, e arritura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në gjithë vendin.

Rreth 200 vetë duhej të evakuoheshin nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen anti eksploziv, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në  vendin e punës.