Lajme
Pesë pajisje që ngadalësojnë Wi-Fi-në tuaj në shtëpi pa e kuptuar
Performanca e internetit Wi-Fi në shtëpi mund të ndikojë shumë nga disa pajisje që ndodhen pranë ruterit, edhe pa e ditur ju.
Pozicionimi i ruterit është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë që ai të mos vendoset pranë mureve të trasha apo në dysheme. Por shpesh nuk paralajmërojnë për pajisjet që mund ta pengojnë sinjalin.
Sipas teknologëve, disa pajisje duhet të mbahen larg ruterit sepse ndikojnë në cilësinë e Wi-Fi-së. Nëse interneti ju ngadalësohet ose sinjali nuk është i qëndrueshëm, mund të jetë për shkak të ndonjërit prej këtyre:
Televizorët – bllokojnë sinjalin e Wi-Fi-së;
Frigoriferët – përthithin sinjalin;
Mikrovalët – punojnë në të njëjtat valë radio dhe ndërpresin sinjalin kur janë afër ruterit;
Altoparlantët me Bluetooth – shkaktojnë ndërhyrje si mikrovalët;
Telefonat pa kabllo (wireless) – edhe pse më pak të përdorur, ndikojnë gjithashtu negativisht.
Nëse doni që interneti të funksionojë më mirë, provoni të largoni ruterin nga këto pajisje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash













