E-Diaspora
Pesë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e Belgjikës dhe të BE-së
Amet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Qendresa Gerlica janë pesë shqiptarë nga Partia Socialiste belge që do të garojnë në zgjedhjet tripalëshe të 26 majit
Në kuadër të tri palë zgjedhjeve, lokale, nacionale dhe atyre europiane, që do të mbahen më 26 maj, do të garojnë edhe pesë kandidatë shqiptarë, si pjesë e Partisë Socialiste Belge, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.
Në një ceremoni të organizuar me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, Amet Gjanaj, deputet aktual i rajonit të Brukselit, njëkohësisht kandidat për Parlamentin Europian, tha se ky është rast i mirë që shqiptarët, përveç
parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të përfaqësohen edhe në Parlamentin Europian.
“Ne vijmë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, që të kemi përfaqësues në tri nivele që i kemi përpara, do të thotë nivelin europian, ku jam unë kandidat, nivelin e Belgjikës në Parlamentin e Belgjikës dhe në nivelin e Brukselit ku janë tre kandidatë të pranishëm. Oferta është që komuniteti shqiptar të ecë sa më parë me këtë skenë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Gjanaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin belg.
Në listën e Partisë Socialiste Belge, për Parlamentin Nacional belg është edhe Luiza Duraki.
“Jam shumë e kënaqur që Partia Socialiste Belge më ka besuar të jem kandidate në Parlamentin Federal”, ka thënë Luiza Duraki.
Ndërsa Habibe Duraki, nënkryetare aktuale e komunës Evere të Brukselit, e Avni Xhanaj e Qendresa Gërlica, janë kandidatë për Parlamentin e rajonit të Brukselit.
“Tani janë zgjedhjet në tri nivele, unë jam në nivelin rajonal për Parlamentin e Brukselit”, ka thënë Habibe Duraki.
“Edhe unë si kolegët e mi, me përkrahjen tuaj, do të bëhem deputet në Bruksel”, ka thënë Avni Gjanaj.
“Gjasat besoj se janë të mira, varet edhe nga mbështetja e të gjithëve për këtë sfidë të re. Domethënë, e mira është që jemi tre kandidatë në rajonin e Brukselit dhe mund ta mbështesim njëri-tjetrin e të mundohemi që të mbledhim sa më shumë vota dhe të kemi përfitim sa më të madh”, ka thënë kandidatja tjetër, Qendresa Gerlica.
Për t’i mbështetur kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme belge, i pranishëm ishte edhe kryeministri i regjionit të Brukselit, Rudi Vervort.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?
















