Lajme
Peticion kundër dëbimit të shqiptarit nga Anglia
Një i ri shqiptar, i cili u trafikua në Britani dhe tani përballet me rrezikun e dëbimit ka fituar mbështetjen e më shumë se 250 mijë personave.
Samet mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 15-vjeçare. Tani ai është 18 vjeç dhe autoritetet refuzuan të drejtën e tij për të qëndruar.
Kujdestari i tij, John Stokes, tani po lufton në një betejë ligjore për ta mbajtur atë në vend dhe ka ngritur një peticion për të marrë mbështetje nga të tjerët.
Peticioni i Change.org është pjesë e asaj që z. Stokes e ka quajtur një “fushatë kombëtare” për të rinjtë që janë trafikuar. Brenda shtatë javëve peticionin e firmosën mbi një çerek milionë persona dhe kjo shifër është duke u rritur.
Stokes tha se ai e pa Samet si një anëtar të familjes, i cili ishte admiruar nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij në Kolegjin SGS në Filton.
Ai bëri apel kundër vendimit të Zyrës së Brendshme, e cila në një deklaratë tha: “Do të ishte e papërshtatshme të komentosh, ndërsa procedurat ligjore po vazhdojnë”.
Një këngë e titulluar ‘Unë jam një ushtar’, nga Stevie D Red, është regjistruar në mbështetje të Samet dhe të tjerëve si ai, dhe u rendit në numrin dy në grafikun e shitësve më të mirë në Amazon në 4 dhjetor, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” Pas përfshirjes së romanit të saj debutues „ë“ në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të... -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025 -
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Zvicër
-
Biel: Investitori i kriptovalutave vjedh miliona nga miqtë dhe familjarët Një këshilltar për kriptomonedha nga Biel në kantonin e Bernës është zhdukur pasi mblodhi rreth 7... -
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve -
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin












