E-Diaspora
Peticion nga diaspora e Gjermanisë
Shoqatat kulturore shqiptare në landin e Rajnes veriore dhe Vestfalisë (Nord Rheihn Westfalen), në Gjermani, nën përkujdesjen e Shoqatës Kulturore Integrative „Identitet“ me seli në Düsseldorf, organizuan në fillim korrikut një debat, dhe pas konsultimeve vendosën që t’i adresohen me anë të një peticioni institucioneve në Kosovë.
Shoqata kulturore i drejtohen me peticion Kuvendit të Republikës së Kosovës; Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në vijim mund ta lexoni të plotë peticionin në fjalë:
PETICION
Mërgata shqiptare në tersi, por ajo nga Kosova në veçanti, qe nga pas lufta e këndej është pjesa më e anashkaluar dhe nënçmuar e shoqërisë edhe pse siç dihet botërisht, po nëse merret në proporcion, ajo është pjesa më e merituar e para luftës, gjate luftës, por edhe tash, dhe është pjesa më aktive e shoqërisë kosovare.
Duke qenë se është e tille, ajo i përcjell me vëmendje zhvillimet në vend, dhe është shumë e ndjeshme për padrejtësitë që i bëhen, nuk ka si të jetë ndryshe kur ajo madje privohet nga të drejtat e saja me elementare.
Zgjedhjet e fundit, të mbajtura në Kosovë, ishin edhe një shkak më shumë i zhgënjimit të qytetarëve, pasi ajo edhe njëherë u përjashtua nga e drejta kushtetuese për të votuar, sepse “mundësia” e dhënë me këtë rast, ishte më shumë e kualifikuar si pamundësi. Përveç aspektit të votimit, mërgata shqiptare trajtohet si mos më keq edhe në çështje tjera, prandaj është koha e fundit që Republika e Kosovës të sillet me qytetarët e saj në mërgim si Nënë, e jo te vazhdon të sillet ndaj nesh si njerkë.
Kërkesat e peticionit janë :
Regjistrimi i diasporës ( jo vetëm me numër dhe emra por edhe strukturën e saj, pra me adresa e profile)
Të marr fund diskriminimi i diasporës shqiptare me pagesa te dyfishta të sigurimeve të automjeteve ne kufi.
Të krijohen kushte dhe ti mundësohet mërgatës të votojë, jo me post por në kushte tjera;
a) në mënyrë elektronike,
b) me votim të drejtpërdrejt në vendvotime si ne ambasada, konzulata, apo edhe ne lokale te klubeve e shoqatave shqiptare.
Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit, vendet të rezervuara në parlamentin e Kosovës, për përfaqësuesit e diasporës, e jo të partive politike.
Një Konsullatë në NRW,( duke pasur për bazë numrin e madh të qytetarëve qe vijnë nga Kosova).
Qendër Kulturore ne DüsseldorfStafi i Ministrisë së Diasporës të drejtohet nga diaspora.
Mbesim me shpresë se institucionet e atdheut tonë do të jenë të arsyshme kundrejtë kërkesave tona legjitime.
Ne jemi të gatshëm ne çdo moment edhe të takohemi me kë do që është e nevojshme për sqarimin dhe parashtrimin e kërkesave tona deri në detaje.”, thuhet në këtë peticion që i është adresuar edhe të gjitha mjeteve të informimit.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët Qyteti i Bernës planifikon të zgjerojë kapacitetet e parkingjeve për biçikleta pranë stacionit kryesor të trenit,... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF













