Kultura
Petrit Halilaj dhe Anri Sala, dy shqiptarët nga Gjermania në Bienalen e Venedikut
Në listën prej 120 artistëve të botës kanë zënë 2 artistë shqiptarë, me qëndrim në Gjermani (Halilaj e Sala). I treti shqiptar pjesëmarrës është Edi Rama
Nën moton “Viva Arte Viva”, bienalja e Venedikut, që është ekspozita më e madhe e arteve pamore në botë ka shpallur më 7 shkurt prej 120 artistëve pjesëmarrës. Për publikun artdashës shqiptar është me rëndësi se në këtë listë kanë zënë vend 3 artistë shqiptarë, dy prej të cilëve me qëndrim në Gjermani, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave gjermane.
103 nga numri i gjithmbarshëm janë të përfaqësuar për herë të parë në paraqitjen kryesore të kësaj ekspozite. Këtë e ka bërë publike të martën në Berlin drejtori i bienales, Paolo Baratta. Nga hapësira artistike gjermane prezantohen gjithsej 18 artistë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë: Petrit Halilaj dhe Anri Sala.
Halilaj, siç dihet, ka prezantuar në edicionin e parafundit të bienales pavijonin e Kosovës (viti 2013), që ishte pjesëmarrja e parë e shtetit të ri në këtë eveniment të madh, shkruan albinfo.ch. Ai është i lindur në vitin 1986 në Kosovë (Drenicë) ndërsa që nga fëmijëria jeton dhe krijon në Gjermani, ku ka krijuar emër me artin e tij konceptual.
Petrit Halilaj është i njohur me përpjekjet e tij artistike për të rikrijuar në veprat e tij të artit vendlindjen e djegur e të shkatërruar nga lufta.
Anri Sala po ashtu është artist shumë i njohur që krijon në Gjermani dhe vjen nga Shqipëria. I lindur në vitin 1974, ai ka mbaruar studimet e artit në Shqipëri, prej nga pastaj ka kaluar në Francë, ku ka mbaruar studimet për video dhe për regji filmi. Videoja është pika në të cilën ai është përqendruar dhe ka arritur deri tash rezultatet më të mira. Viteve të fundit Sala jeton dhe krijon në Berlin, Gjermani
Shqiptari i tretë që merr pjesë në bienalen e Venedikut 2017 është artisti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Edicioni i 57-të i Bienales së Venedikut hapet më 13 maj dhe mbyllet më 26 nëntor. Ktrahas ekspozitës kryesore, në të prezantohen edhe 81 vende me pavijone të veçanta. Në mesin e tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, me pavijonet përkatëse.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












