Lajme
‘Pfizer’ do të ndajë licencën e prodhimit të pilulës anti-COVID me vende të botës së tretë
Gjiganti farmaceutik ‘Pfizer’ ka rënë dakord të ndajë licencën e prodhimit të medikamentit të vet anti-COVID, çka do të bëjë të mundur prodhimin e tij në më shumë vende të botës.
Është një marrëveshje që kompania thotë se mund t’i japë më shumë se gjysmës së popullsisë së botës qasje ndaj trajtimit, edhe pse ‘Pfizer’ kundërshton thirrjet për t’u dhënë vendeve më të varfra akses në formulën e saj të vaksinës së koronavirusit.
Kompania tha më herët gjatë këtij muaji se medikamenti, i quajtur ‘Paxlovid’, zvogëlon rrezikun nga shtrimi në spital dhe vdekja për shkak të COVID-19 në masën 89 për qind, nëse përdoret brenda 3 ditëve nga shfaqja e simptomave.
Ky medikament ende nuk ka marrë aprovim për përdorim në SHBA, por ‘Pfizer’ thotë se do të kërkojë autorizimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave sa më shpejt të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit














