Lajme
Pijet energjike dhe dëmet që ju shkaktojnë
Pijet energjike konsumohen në masë të madhe sot. Konsumuesit e këtyre pijeve besojnë në rritjen e përqëndrimit që mund të shkaktojnë ata, por e vërteta është se pijet energjike janë po aq të dëmshme sa pirja e tepërt e kafesë.
Ato në fakt, e zvogëlojnë përqëndrimin tuaj dhe potencialisht shkatërrojnë shëndetin tuaj, duke filluar nga dhëmbët deri te problemet me zemër. Mjekët bëjnë thirrje ta ndalni pirjen e tij, për ta shpëtuar shëndetin.
Arsyet pse nuk duhet të pini pije energjike:
Prishin dhëmbët tuaj
Shkaktojnë pagjumësi dhe pa rehati gjatë natës
Vitaminat e tepërta që përmbajnë nuk janë të shëndetshëm
Ka sasi të madhe të sheqerit
Sheqeri dhe kofeina janë përbërsit më të shpeshtë të këtyre pijeve. Këta përbërës stimulojnë por në shumicën e rasteve rezultojnë në humbjen e enërgjisë për shkak të lodhjes nga puna e gjëndrrave mbiveshkore. Sheqeri i rafinuar që gjendet në pijet energjike shkakton diabetin, gjithashtu sasia e madhe e tij e mbingarkon pankreasin, transmeton gazetametro.net
Pijet energjike përmbajnë përbërës shumë të rrezikshëm si:
Benzoatin e natriumit, i cili dëmton qelizat dhe mund të shkaktojë tumor duke u kombinur me vtaminën C. Fenilalanina është një aminoacid, mirëpo konsumimi i tepërt mund të mbingarkojë neuronet në tru deri te pika e vdekjes së qelizave.
Guarana, fitohet nga farat e bimës guarana, e cila përmban 2 deri 4 herë më shumë kofeinë se kokrra e kafes.
Efedra është një drogë që ngrit shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut edhe në doza të ulëta, ndërsa në doza të larta mund të shkaktojë sulmin në tru, madje edhe vdekjen.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në BernëMbrëmjen e djeshme, Ambasada... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026










