Lajme
Pijet energjike ndalohet të shiten tek fëmijët nën 16 vjeç në dyqanin Migros në Chamoson
Një dyqan ushqimor i vogël në Chamoson ka vendosur të ndalojë shitjen e pijëve energjike për fëmijët nën 16 vjeç, duke i vendosur ato në të njëjtën kategori me birrën apo verën. Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së konsumit të këtyre pijëve mes të rinjve dhe me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Drejtuesi i Migros Partner në Chamoson, Eric Hamon, i frymëzuar nga një iniciativë e ngjashme në Angli, tha se numri i fëmijëve që blinin pijet e kafeinës si Red Bull apo Monster ishte rritur shumë. Ai e konsideron këtë vendim si një përgjegjësi qytetare dhe një akt koherente me vlerat e tyre. “Ne si tregtarë, qytetarë, prindër e madje edhe gjyshe në ekip, kemi detyrë të kujdesemi për shëndetin publik. Ky është një mesazh paralajmërues dhe një mënyrë për të qëndruar besnikë ndaj vlerave tona,” tha Hamon në një intervistë për “La Matinale”.
Ai shtoi se: “Po shihnim gjithnjë e më shumë të rinj që blinin këto pije energjike në sasi të mëdha, ndonëse prodhuesit vetë nuk e rekomandojnë konsumimin nga fëmijët. Nuk ndihemi rehat me këtë situatë dhe duam të ngremë këtë çështje në sheshin publik, këtu në shtëpinë tonë.”
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Migros në Valais, Estelle Kpoho-Dorsaz, theksoi se dyqani në Chamoson funksionon në mënyrë të pavarur dhe se në nivel kombëtar, Migros nuk ka vendosur kufizime moshe për shitjen e pijëve energjike. Ajo shtoi se nuk ka informacione për iniciativa të ngjashme në dyqanet e tjera Migros në Valais.
Reagimet politike janë të ndryshme. Kreu i grupit të të Gjelbërve në Këshillin e Madh, Emmanuelle Revaz, dhe socialistet, Sarah Constantin, përkrahin këtë hap dhe shpresojnë që të frymëzojë vendimmarrësit politikë.
Nga ana tjetër, Nathan Bender nga partia “Au Centre” e konsideron iniciativën interesante dhe mendon se duhet hapur një debat kombëtar për të balancuar lirinë e tregtisë me shëndetin e të rinjve.
Partia Liberale-Radikale (PLR) nuk është kundër idesë, por udhëheqësja e grupit të tyre në Këshillin e Madh, Sonia Tauss-Cornut, ngriti disa pyetje, duke përfshirë edhe një paradoks midis ndalimit të pijëve energjike dhe debatit për depenalizimin e disa lëndëve narkotike. Këto shqetësime u përforcuan edhe nga Grégory Logean nga UDC, i cili shpreh kritikë ndaj kësaj iniciative.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Loris Shoshi: Dua të kontribuoj për një Schlieren më të qëndrueshëm dhe më të hapur për të gjitha brezat
Jeta në Zvicër
-
Sesioni rinor parlamentar zviceran paraqet 11 kërkesa Pjesëmarrësit në sesionin parlamentar të të rinjve të këtij viti kanë paraqitur 11 kërkesa. Këto përfshijnë... -
Një specie lakuriqësh nate u zbulua në Lucernë -
Taksa e trashëgimisë dhe detyrimi qytetar: Referendumet e nëntorit në Zvicër -
Sindikatat duan t’i japin fund pagave të ulëta në hoteleri dhe gastronomi -
Shkalla e lindjeve në Zvicër arrin nivelin më të ulët









