Lajme
Piktori Resul Jusufi hap ekspozitë në Grac
“Unë pikturoj ndjenja, jo objekte”
Piktori i njohur nga Kosova, Resul Jusufi, jeton prej vitesh në Grac të Austrisë. Tash e 22 vjet ai ka hapur ekspozita në shumë vende të botës. Në mesin e muajt shtator, në galerinë Gries, piktori i prizrenas do të hapë edhe një ekspozitë tjetër në Grac të Austrisë. “Unë pikturoj ndjenja, jo objekte”, ka thënë Jusufi për 5min.at, përcjell albinfo.at.
Për gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita, si ato solo apo edhe grupore. Ekspozitat e tij artistike njihen tashmë në Shqipëri, Poloni, Zvicër, Kosovë, Gjermani, Korenë e Jugut dhe Austri. Sidoqoftë, atij i pëlqeu më shumë në Grac, aty ku ai tani ka vendbanimin e tij kryesor.
Qëllimi im: Të promovoj dashurinë dhe paqen
Ekspozita e tij do të hapet më 13 shtator 2021, nga ora 17:00 në galerinë Gries në Citypark. “Arti më jep mundësinë të zbuloj anët e panjohura të jetës. Unë gjithashtu dua të tregoj aspektet pozitive të jetës përmes ngjyrave dhe formave abstrakte. Më e rëndësishme për mua është të përhap idenë, se pavarësisht vështirësive, asnjëherë nuk duhet humbur optimizmi”, transmeton albinfo.at.
“Qëllimi i punës sime artistike është të promovoj dashurinë dhe paqen për të gjithë njerëzit në këtë botë”, thotë ai për 5min.at. Arti që ai krijon thuhet se shkakton një lloj energjie, lëvizjeje dhe frymëzimi.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën