Lajme
Piktori shqiptar nga Austria hap ekspozitën e tij personale me titullin “Në shtëpi – Dahome”
Ekspozita përfshin 24 punime origjinale, të cilat pasqyrojnë thellësisht lidhjen e tij shpirtërore me vendin e origjinës dhe jetën në mërgim
Piktori i talentuar shqiptar, Haxhi Fejzullahi, i cili jeton qytetin austriak Voitsberg, ka hapur ekspozitën e tij personale me titullin “Në shtëpi Dahome” në galerinë e komunës së Maria Lankowitz, përcjell albinfo.at.
Vlen të thekdohet se kjo ekspozitë përfshin 24 punime origjinale, të cilat pasqyrojnë thellësisht lidhjen e tij shpirtërore me vendin e origjinës dhe jetën në mërgim.
Ndërkohë në to shfaqen motive të jetës në vendlindje, përditshmëria në diasporë dhe elementë kulturorë që ndërthurin të kaluarën me të tashmen, duke krijuar një harmoni artistike me ngjyra dhe ndjeshmëri të veçantë.
Në hapje të ekspozitës, fotografi austriak Franz Taucher mbajti një fjalim për rëndësinë e veprës së Fejzullahut, duke theksuar mesazhin e fuqishëm që përcjell krijimtaria e tij dhe duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e gjerë të publikut. Ai vlerësoi lart artin e Fejzullahut si një urë lidhëse kulturore mes Austrisë dhe shqiptarëve të diasporës.
Po ashtu, kryetari i komunës së Maria Lankowitz, Kurt Rimer, falënderoi përzemërsisht artistin për prezantimin e këtyre vlerave të çmuara artistike shqiptaro-austriake, duke e cilësuar ekspozitën si një ngjarje të rëndësishme kulturore për komunitetin lokal.
Ekspozita “Në shtëpi Dahome” u mirëprit me vlerësime të larta nga publiku dhe artdashësit, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe ndikimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













