Integrimi
“Pjesa ime që nuk dua ta mohoj”
Artan Islamaj: “Jam i rritur mes dy kulturave, në mua është kalitur dhe dominon kultura dhe tradita shqiptare”
Brezi i dytë dhe ai i tretë në Zvicër nuk ka shkëputur asnjëherë lidhjet me vendin e prejardhjes së prindërve të tyre.
Në shumë raste të rinjtë shqiptarë flasin me krenari për prejardhjen e tyre nga Kosova, edhe pse të rritur dhe të shkolluar në Zvicër.
Një skulpturë e shqiponjës dykrenare është vepër e maturantit Artan Islamaj.
Ai ka zgjedhur një temë pak më ndryshe dhe shumë më interesante për temën e tij të maturës në përfundim të gjimnazit në Kantonsschule Zürcher Oberland.
Përveç tjerash, me këtë skulpturë ai dëshiron t’iu tregojë bashkëmoshatarëve të tij zviceranë për prejardhjen e tij shqiptare.
”Artan Islamaj nuk është emër zviceran, këtë e di, ngase jam shqiptar dhe i kam rrënjët të mia në Kosovë”, thotë maturanti shqiptar që kishte fascinuar të pranishmit në prezantimin e punimit të tij të maturës.
“Edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, jam i rritur mes dy kulturave, por edhe me ndihmën e prindërve në mua është kalitur dhe dominon kultura dhe tradita shqiptare”, thkeson për albinfo.ch Artan Islmaj.
„Arti shpëlan shpirtin nga pluhuri i përditshmërisë“, është një thënie e Pablo Picassos.
Kjo shprehje e Picassos e ka inspiruar maturantin që të përzgjedhë këtë drejtim të artit për të punuar një skulpturë për temën e maturës.
“Dua të provoj diçka të re, të notoj në ujëra të panjohura dhe le të vijnë gjërat te unë në mënyrë spontane”, thotë Artani.
„Ky notim imi më dërgon në përditshmërinë, në aventurë dhe liri të shprehjes”, thotë maturanti shqiptar.
“Nga ky moment arti më fascinon dhe më detyron që me duart e mia të ndiej dhe të formoj diçka krijuese që shihet dhe preket”, thekson më tutje Islamaj.
Artan Islamaj, 18 vjeç, ka lindur në Wetzikon. Vjen nga Isniqi, komuna e Deçanit. Pas gjimnazit, ai planifikon të studiojë gjuhën angleze, ndërsa pëlqen edhe artin e gazetarinë.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj
















