Kosova

Platforma Albinfo.ch bashkon në Swissbau Basel bizneset nga Zvicra e Kosova

Këto ditë Zvicra ka qenë në qendër të medieve botërore me objektin prej 100 metrave lartësi, si ndërtësa më e lartë i ndërtuar ndonjëherë nga druri. Ky lajm nuk është rastësi. Zvicra njihet si vendi që investon dhe punon seriozisht në krijimin e një ambienti sa me ekologjik.

Panairi Swissbau Basel tregon lartësinë inovative të kompanive dhe produkteve zvicerane.

Kosova është vend i vogël e në zhvillim, por kur jemi te industria e drurit, ka një traditë të gjatë dhe kjo po dëshmohet me prezencën e prodhimeve të drurit në tregun zviceran.

Shumë shtëpi e ndërtesa të larta po kompletohen me dyer, dritare e kuzhina kosovare. Kërkesat e mëdha, kryesisht të investitorëve shqiptarë të Zvicrës, për të importuar nga Kosova në Zvicër këto prodhime, ka bërë që shumë kompani kosovare të fokusohen me prodhime cilësore për tregun zviceran. E mënyra më e mirë për plasuar produktet e Kosovës në tregun zviceran është natyrisht panairi i njohur me emrin Swissbau Basel.

Në këtë panair prezantohen prodhimet e drurit të kompanive me prestigjioze të botës.

Kosova e vogël ishte në qendër të panairit jo vetëm me kompani kosovare, por edhe me pjesëmarrje të lartë të sipërmarrësve shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe prodhuesve nga Kosova.

Megjithatë kjo nuk ishte rastësi. Ka disa javë që platforma albinfo.ch me mbështetje të USAID-it ka organizuar në formë të një “network” bashkëdyzimin e bizneseve të Kosovës me ndërmarrësit shqiptarë të Zvicrës që në këtë fushë të ndërtimit po faktorizohen gjithnjë e më shumë.

Me organizim të platformës albinfo.ch dhe mbështetje të USAID-it, Kosova dhe bizneset kosovare promovuan produktet e industrisë së drurit në eventin e quajtur “The Future of Living” para më shumë se njëqind afaristëve shqiptarë të Zvicrës dhe të tjerë të ardhur nga Kosova. Kështu u shënua ceremonia promovues me prodhuesit më të njohur kosovarë të drurit, të cilët po prezantonin në këtë panair disa nga produktet e tyre më të mira që synojnë tregun zviceran.

Sevdail Tahiri – Drejtor i Platformës Albinfo.ch

Eventin promovues “The Future of Living” e hapi drejtori i platformës albinfo.ch, Sevdail Tahiri, i cili veçoi kontributin e shtetit zviceran në hapjen e tregut për prodhuesit shqiptarë.

“Zvicra gjithmonë ka qenë përkrah Kosovës, në të gjitha aspektet, e rol të veçantë këtu kanë edhe ndërmarrësit e diasporës shqiptare, të cilët fuqishëm ruajnë lidhjet me vendin e tyre, si në aspektin tregtar, ekonomik e kulturor”, tha Tahiri, duke veçuar kështu edhe angazhimin e diasporës shqiptare, e cila ka qenë vendimtare për intensifikimin e bashkëpunimit mes bizneseve kosovare dhe zvicerane.

Me platformën albinfo.ch shqiptarët e Zvicrës dhe bizneset zvicerane në përgjithësi kanë pasur një ndërmjetësues të besueshëm të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes së prodhuesve të Kosovës dhe ndërmarrësve shqiptarë të Zvicrës.

“Platforma Albinfo si organizator i këtij eventi ka qenë dhe është referenca kryesore në promovimin e prodhimeve të Kosovës në Zvicër. Albinfo ka përkrahur vazhdimisht prodhuesit nga Kosova, por dhe në përgjithësi produktet «Made in Kosova» duke i promovuar në Zvicër dhe gjetiu në diasporë”, tha në fjalën hapëse drejtori i platformës albinfo.ch, Sevdail Tahiri.

Këtu duhet veçuar që KIESA u ka mundësuar kompanive kosovare prezantimin e ofertave të tyre në këtë edicion të Siwssbau.

Skender Rama , Drejtor i Projektit, USAID Kosovo Compete Activity

Skender Rama, Drejtor i Projektit, USAID Kosovo Compete Activity, në fjalimin e tij, ka folur për sukseset e bizneseve në diasporë dhe Kosovë.

“Janë me qindra raste të sukseseve për të cilat po dëgjojmë çdo ditë, për ndërmarrjet në pronësi e menaxhim të shqiptarëve. Liderë në fushat e veprimit të tyre. Nuk mund t’ i përmendim të gjitha, mirëpo kush nuk ka dëgjuar për sukseset e kompanive Orllati, Lika, Ekologut, e shumë e shumë të tjerë. Një numër i madh i këtyre bizneseve të suksesshme sot  na kanë nderuar që kanë ardhur të takohen me ne, dhe ndërmarrësit nga Kosova që janë prezentë sot”, tha Rama. Ai duke tëhequr një paralele me sukseset e bizneseve shqiptare në Zvicër, tha se janë me qindra storje suksesi që po i dëgjojmë edhe për ndërmarrësit në Kosovë.

Kyetarja e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Arieta Vula-Pozhegu, foli për potencialin e madh që ka kjo industri dhe për perspektivën e zhvillimit të mëtejmë të saj.

Ajo ka prezantuar kompanitë që kanë ezpozuar në edicionin e sivjetëm të panairit Swissbau.

“The Future of Living” nuk është përzgjedhur rastësisht si temë e ngjarjes në panarin më të madh të ndërtimit në Basel.

Janë dy ndërmarrës shqiptarë që po punojnë pa ndërprerë që e ardhmja e jetesës për njerëzit në Evropë e Amerikë të jetë e dizajnuar, prodhuar, e shërbyer nga Kosova.

Këto shtëpi prodhohen në fabrikën “Instabuilt” në Kosovë, me standarde evropiane dhe amerikane!

Mentor Pllana – Instabuilt

Pronari i kompanisë Instabuild, Mentor Pllana, foli për rëndësinë e këtij eventi dhe shkëmbimit të përvojave në një panair siç është Swissbau. Ai veçoi ndërtimet ekologjike, inovative që synojnë ruajtjen e ambientit.

Visar Rexhepaj dhe Nazmi Mehmetaj ndërtojnë prej vitesh shtëpi druri në Kosovë për familjet zvicerane. Ofertat më të reja të kompanisë “Green House ”i ka prezentuar Nazmi Mehmetaj.

Nazmi Mehmetaj – “Green House”

Krejt në fund në një apero me ushqime tradicionale shqiptare, e shoqëruar dhe me pijet nga Kosova, me verën Anadrini, birrën Peja, ndërmarrësit e Kosovës dhe Zvicrës kanë shkëmbyer përvojat e tyre duke lidhur kontrata bashkëpunimi.

Prodhuesit e produkteve të drurit nga Kosova sivjet prezantuan për herë të katërt ofertat e tyre në Panairin më të madh të ndërtimit Swissbau në Basel.

Më shumë foto në galeri:

Platforma Albinfo.ch bashkon në Swissbau Basel bizneset nga Zvicra e Kosova

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI