Lajme
Pluhuri nga Saharaja ngjyros qiellin mbi Zvicër
Pas një përqendrimi të shtuar të pluhurit të premten, edhe më shumë pluhur saharian në Zvicër pati të shtunën
Për shkak të motit dhe temperaturave të ngrohta në Afrikën e Veriut, pluhuri atje është ngritur deri në pesë kilometra në ajër dhe është bartuar nga era e jugut në Evropë, pra edhe në Zvicër.
Ky pluhur nga shkretëtira afrikane ka errësuar të shtunën qiellin në disa vende në Zvicër, shkruan sda.
Pluhuri, si i tillë, nuk përbën problem problem për njerëzit, por vetëm krijon më shumë re në qiell.
Pas një përqendrimi të shtuar të pluhurit të premten, edhe më shumë pluhur saharian në Zvicër pati të shtunën, njoftoi Meteoschweiz në Twitter, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, pamja në disa vende ishte e mjegullt dhe drita kishte një “kornizë” të verdhë.
Sipas SRF Meteo, pluhuri vjen kryesisht nga shtetet veriperëndimore të Afrikës, Mauritania, Mali dhe Algjeria.
Grimcat e pluhurit në ajër janë një faktor shtesë i pasigurisë për parashikimin e motit, përcjell albinfo.ch. Ato gjithashtu mund të nxisin formimin e reve.
Sidoqoftë, pluhuri Saharian duket të ketë një ndikim të papërfillshëm në shëndetin e njerëzve. Pluhuri i imët natyral përbën rreth një për qind të përqendrimit total të pluhurit të imët.
Një front i ftohtë pritet të godasë Zvicrën të Dielën. Me reshjet e tyre dhe ndryshimin e masës së ajrit, pluhuri, sipas Meteoschweiz, hiqet përsëri nga atmosfera mbi Zvicër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













