Kuriozitete

Polici argëton me piano udhëtarët në stacionin e trenit në Gjenevë

Carl Emery, kështu quhet polici, në mëngjesin e të mërkurës, bëri një shkëputje të vogël nga puna e tij dhe ashtu me uniformën e policit u ul në një piano që ishte vendosur në holin e stacionit

Një video ku shihet një polic duke luajtur në piano në një hapësirë publike (në Stacionin Hekurudhor të Gjenevës “Cornavin”) po përhapet me të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat e gjithë botës.

Carl Emery, kështu quhet polici, në mëngjesin e të mërkurës, bëri një shkëputje të vogël nga puna e tij dhe ashtu me uniformën e policit u ul në një piano që ishte vendosur në holin e stacionit, transmeton albinfo.ch. Ajo që doli pastaj ishte një magjepsje për udhëtarët që qëlluan aty. Emery këndoi këngën e famshme “Imagine” të John Lennon-it të shoqëruar me lojën në piano në mënyrë të thuash perfekte.

“Ishte absolutisht spontane”, thotë ai. Ndonëse, së bashku me policët tjerë është përgjegjës për sigurinë e udhëtarëve, ai për pak çaste u kujdes edhe për disponimin e tyre. “Kur e pashë pianon, nuk munda të rezistoj. Më duhej patjetër që t`u dhuroja udhëtarëve këtë kënaqësi”, thotë ai, duke shtuar se edhe kjo është pjesë e punës së një polici.

Por ai nuk kishte imagjinuar se videoja që doli nga e gjithë kjo do të përhapej kaq shpejt dhe kaq shumë…