Integrimi
Policia austriake ndalon një fugon me 42 refugjatë
42 refugjatë ishin mbyllur brenda një fugoni me hapësirë vetëm 6,5 metra katrorë dhe kishin udhëtuar për tetë orë duke qëndruar pa ujë, pa ngrënë dhe në temperaturë mbi 30 gradë.
Policia austriake në Austrinë e Ulët, pas rënies në gjurmë të një kontrabandisti rumun, 37-vjeçar, i cili po transportonte këta refugjatë, ndaloi fugonin, me tabela bullgare, dhe i arrestoi të gjithë personat, ndërkohë kontrabandisti rumun u dërgua për hetim të mëtejshëm në burgun e Korneuburgut, raportojnë mediet austriake, njofton albinfo.ch.
“Disa prej këtyre 42 personave kishin mbetur në këmbë, disa të tjerë ishin ulur njëri mbi tjetrin. Tetë orë kishin udhëtuar pa pushuar fare, pa ajër të pastër dhe pa ujë. Dera e fugonit nga prapa ishte e mbyllur me një vidë dhe ata nuk ishin ndaluar askund në mënyrë që të parandalohet ndonjë kontroll i mundshëm policor”, thuhet një njoftimin e policisë austriake.
Siç bëjnë të ditur mediet austriake, të gjithë refugjatët ishin afganë dhe sirianë, ku kishte edhe fëmijë të moshës 6-vjeçare. Ata ishin hyrë në Austri nëpërmes pikës kufitare Serbi – Hungari, ndërsa caku i tyre ishte për të shkuar deri në qytetin Rannersdorf të Austrisë së Ulët.
Pas ndalimit nga policia, refugjatëve iu është dhënë ndihma mjekësore, sepse ata kishin probleme me qarkullimin e gjakut dhe ishin dehidruar.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












