Kosova
Policia e Kosovës intervenon në dasmat ku përdoren armët e zjarrit
Policia e Kosovës në dy raste ka sekuestruar armë të zjarri, të cilat, sipas policisë, janë përdorur nga persona të dyshuar gjatë një ahengu familjar, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, përcjell albinfo.ch.
“Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri. Arma e sekuestruar është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur. Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar PK përmes një komunikate.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.
PK ka njoftuar po ashtu se në lidhje me këtë rast, është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet do të shkojnë në procedurë të rregullt hetimore.
“Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm, përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim”, është apeli i Policisë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër















