Kosova
Policia e Kosovës, aksion në Leposaviq, dyshohet për një depo me mall të kontrabanduar
Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka pranuar informatën lidhur me një depo në Leposaviq, ku po dyshohet për mall të kontrabanduar, përcjell albinfo.ch.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.
I njëjti ka bërë të ditur se në depon e dyshuar tashmë ndodhet edhe dogana, të cilët po kontrollojnë mallin, pasi, siç tha ai, biznesi është i regjistruar.
“Sot në orët e paradites policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shkuar aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kryer punën e tyre. Biznesi është i regjistruar, por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë











