Lajme
Policia e Kosovës me apel për mërgimtarët që vijnë në Kosovë
Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të opinionit publik dhe parandalimit të rasteve të vjedhjeve në veturat, sidomos të atyre me targa të huaja të bashkatdhetarëve tanë, që gjatë 24 orëve të fundit ishin cak i thyerjeve dhe vjedhjeve, e adreson këtë njoftim zyrtar për media dhe apelon që të kihet kujdes dhe të mos lihen gjësende të ndryshme, të dukshme në brendi të automjeteve.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur raste kur disa vetura, kryesisht me targa të huaja, pasi i janë thyer xhamat, janë kryer vjedhje nga ato, pasi janë vërejtur gjëra të ndryshme si çanta, veshje (pallto), telefona celularë, dokumentacione të ndryshme etj, të cilat janë lënë në hapësira të dukshme brenda në automjete, të parkuara në lokacione të ndryshme.
“Andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek bashkatdhetarët, që në veturat e tyre (në pjesë të dukshme, në ulëse) të mos lënë gjëra që mund të jenë shkak që keqbërësve të thyejnë vetura për të arritur tek ato gjësende”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti, në identifikimin e çdo personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar siguri dhe ambient të qetë për të gjithë si dhe për të ruajtur pronat publike dhe ato private.
Policia, falënderon qytetarët në këtë rast bashkatdhetarët, për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi, e në veçanti të ruajtjes së pronës private”, përfundon policia.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













