Kosova
Policia e Kosovës zbulon sërish armatim dhe pajisje ilegale në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisjesh ilegale në veri të vendit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, gjatë aktiviteteve të rregullta policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, ka pranuar të mërkurën informacione për praninë e mjeteve ilegale në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane.
Pas këtyre informatave, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku kanë zbuluar dhe konfiskuar mjete të ndryshme ilegale, përfshirë municion, pajisje ushtarake dhe katër këmisha të Policisë së Serbisë.
Sipas njoftimit zyrtar, në vendin e ngjarjes janë gjetur, ndër të tjera, municion i kalibrave të ndryshëm, pjesë për armë, barut, detonatorë, pajisje ushtarake si dhe një minë kundër këmbësorie. Për shkak të pranisë së materialeve eksploduese, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese, e cila ka larguar në mënyrë të sigurt materialet e rrezikshme.
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në garantimin e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin emergjent 192.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Kujdes nga gjobat e rreme të parkimit në Vaud, policia lëshon alarm Policia e kantonit Vaud ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po synojnë... -
Valë të nxehti në Zvicër: Si ta mbani shtëpinë dhe veten të freskët gjatë temperaturave të larta -
Edi Rama ekspozon në “Art Basel” ndërkohë që Tirana “po vlon” -
Bürgenstock, skena e diplomacisë botërore: Resorti zviceran ku pritet të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran -
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër














