Shkurt.ch

Policia e St. Gallenit me vetura elektrike

Gjatë ditëve të ardhshme, pesë vetura të pajisura mirë, Hyundai Kona EV, do të operojnë në rrugët e St. Gallenit.

Gjithashtu edhe tetë vetura të policisë civile të së njëjtës markë do të jenë në shërbim të policisë.

Për një vit e gjysmë, Policisë kantonale të St. Gallenit do të pajiset edhe me 15 vetura tjera elektrike, shkruan albinfo.ch.

Çmimi i blerës dhe paraqitje ishin ndër faktorët, që ka shtyrë policinë e St. Gallenit, që të vendosë për vetura elektrike.

Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe Hyundai do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Veturat do të shpërndahen në tërë kantonin e St. Gallenit.