Integrimi
Policia i kërkon për t`i dëbuar, 15 kosovarët tashmë “janë zhdukur”
në qendrën ku ata ishin të strehuar policët mundën të gjenin vetëm njërin nga 16 të kerkuarit
Ka ndodhur në qytetin bavarian (Gjermani) Fürstenfeldbruck nga mesi i javës që shkoi. Policia ishte nisur për t`i dëbuar nga Gjermania dy familje kosovare me gjithsej 16 anëtarë. Por në qendrën ku ata ishin të strehuar policët mundën të gjenin vetëm njërin nga të gjithë ata. Mbetet krejtësisht e paqartë se ku kanë mundur të “zhduken” 15 refugjatët në këtë mënyrë, shkruan merkur.de.
Por ky nuk është rast i vetmuar. Ngjashëm ka ndodhur edhe me një refugjat tjetër kosovar, i cili kishte për të marrë paratë e xhepit në qendrën e tij të strehimit në Fliegerhorst. Përgjegjësit në këtë qendër kishin njoftuar menjëherë policinë pasi që ky person ishte prej kohësh në listën për t`u dëbuar, transmeton albinfo.ch. Por dëbimi i tij, në muajin shtator kishte dështuar pasi që ai, sikur tash 15 bashkatdhetarët e tij, thjesht, ishte “zhdukur”.
Ndërsa tash policia e ka marrë atë por sërish e ka liruar. Shkaku i lirimit: kosovari, në momentin kur është dashur të arrestohej (në muajin shtator) është dashur të ishte në Ingolstadt, por atje nuk e kishin gjetur. Tash, policia e ka liruar atë me lutjen që të shkojë sërish në Ingolstadt, shkruan gazeta.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













