Kosova
Policia plagos hajnin në Prishtinë
Zyrtarët policorë, duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të tij
Policia e Kosovës ka plagosur një të dyshuar, i cili është zënë në flagrancë duke vjedhur në lagjen “Dardania” në kryeqytet. I dyshuari, sipas policisë, në tentim për të ikur nga vendi i ngjarjes rreth orës 3 të mëngjesit, ka goditur me veturën e tij 3 pjesëtarë të policisë së Kosovës.
“Zyrtarët policorë, duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pos policëve, i dyshuari ka goditur edhe veturën zyrtare të policisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“A. Sogojeva, 28 vjeç, shtetas i Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia. Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se edhe policët e lënduar, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











