Lajme
Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses
Detaje të reja nga sulmi në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në Esen, në perëndim të Gjermanisë, ku një mësuese është sulmuar me thikë nga një nxënës, raporton Gazeta Sinjali. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se sulmuesi i dyshuar është nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Mësuesja ka pësuar lëndime të rënda në stomak, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka persona të tjerë të plagosur në shkollë, dhe hetuesit besojnë se sulmuesi e kishte shënjestruar mësuesen qëllimisht.
Referuar mediave gjermane, sulmuesi 18-vjeçar iku menjëherë pas incidentit, por më pas u lokalizua nga policia në një park. Teksa forcat e rendit iu afruan për ta arrestuar, ai vrapoi drejt tyre me thikë në duar, dhe policia e qëlloi me armë zjarri. I dyshuari po trajtohet aktualisht në spital pas plagëve të marra.
Në shkollën profesionale në Esen u panë një numër i madh policësh, përfshirë edhe të njësive speciale. Një zëdhënës i qytetit bëri të ditur se shkolla ka rreth 1.780 nxënës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











