Lajme
Policia shpërndan protestën anti-G7 në Gjenevë pas dëmeve të shumta; përplasjet vazhdojnë
Të paktën 20.000 persona, sipas të dhënave të policisë, dhe “dhjetëra mijëra” sipas koalicionit G7, morën pjesë të dielën në protestën kundër samitit të G7, i cili nis të hënën në Evian.
Protestuesit u larguan nga Parku Mon Repos pak para orës 15:15 nën masa të rrepta sigurie. Më vonë, rreth orës 19:00, ata u kthyen në pikën e nisjes, ndërsa policia kishte urdhëruar shpërndarjen e demonstratës.
Rreth orës 16:30 u raportuan incidentet e para. Një makinë u dogj, ndërsa u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë stacionit hekurudhor Cornavin. Tensionet u përshkallëzuan rreth orës 18:00, kur marshimi arriti në zonën e Kombeve, ku policia përdori gaz lotsjellës. Gjatë rrugës u thyen disa dritare.
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i ftuar në emisionin Forum, bëri thirrje për qetësi. Ai shprehu shpresën që demonstratat të zhvillohen “në mënyrë paqësore” dhe që “secili të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij në mënyrën më të qetë të mundshme”, duke theksuar të drejtën kushtetuese për protestë.
Samiti që mbledh shtatë fuqitë kryesore ekonomike botërore (Gjermaninë, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Francën, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar) zhvillohet në Evian nga 15 deri më 17 qershor. Ndërprerje dhe tensione pritet të vijojnë deri më 19 qershor.
E-Diaspora
-
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës "Sot kemi fituar një betejë të rëndësishme politike. Narrativat dhe nxitja e frikës u përballën me... -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
AI në vendin e punës: Punonjësit zviceranë e përdorin fshehurazi për të rritur produktivitetin Përdorimi i inteligjencës artificiale në vendin e punës është rritur dhjetëfish në vetëm dy vite në... -
Gjeneva u ndalon ligjvënësve të mbajnë simbole fetare në parlament -
Raportohen dëmet e para përgjatë rrugës së demonstratës anti-G7 në Gjenevë -
Çfarë tregon refuzimi i zviceranëve për nismën “dhjetë milionëshe” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës











