Lajme

Policia zvicerane konfiskon e-skuterët, kalonin shpejtësinë e limituar

Pas një serie kontrollesh shpejtësie në Gjenevë, policia ka konfiskuar gjashtë e-skuter që mund të udhëtojnë shumë më shpejt se kufiri ligjor.

Një zëdhënës i policisë tha se kontrollet e shpejtësisë u kryen në qendër të Gjenevës gjatë fundjavës, nga liqeni, në Quai du Mont-Blanc dhe pranë Baby-Plage, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. 

Radarët matnin 62 e-skuterë që ishin në ato zona dhe zbuluan se gjashtë prej tyre ishin të aftë të kalonin 35 kilometra në orë, përfshirë një automjet elektronik që mund të udhëtonte me 56 km në orë – e cila është shumë e fuqishme sipas rregullave të trafikut të Zvicrës . 

Në Zvicër, shpejtësia maksimale e autorizuar për e-skuter është 20 kilometra në orë. Ata nuk lejohen në trotuare dhe shoferët nuk duhet të lejojnë askënd tjetër në automjete. 

Policia gjithashtu rekomandon që përdoruesit të mbajnë gjithnjë një përkrenare.