Jeta në Zvicër
Policia zvicerane liron të panjohurin, madje i jep edhe franga
Askush nuk mund ta dijë se kush është ai edhe pas tetë ditësh të hetimeve të përpikta. Tani policia e Valisit e ka liruar të panjohurin
Për më shumë se një javë, policia e Valisit është angazhuar me një rast shumë misterioz: Pas një kontrolli të sigurisë në Valisin e Epërm, një patrullë e kishte kap një person që nuk fliste e as që kishte ndonjë dokument me vete, ndërsa nuk dihej nëse është i humbur apo është në kërkim.
Edhe shenjat e gishtërinjve të njeriut nuk sollën ndonjë dritë nga errësira; policia u përballë me një enigmë të pazakonshme.
Për ta sqaruar identitetin e personit, hetuesit më në fund shpresonin për dëshmi nga popullata. Raportet e panumërta nga brenda dhe jashtë vendit u pritën deri në ditët e fundit në stacionin qendror të Sionit, por asnjëri nuk solli sukses.
Tani, tetë ditë më vonë, policia po shënon një “bilanc jo shumë të kënaqshëm”: Personi në fjalë është liruar përsëri: “Por ne ende nuk e dimë se kush është ai”, ka pohuar të mërkurën një zëdhënës i policisë për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
“Ai nuk ka lëshuar as edhe ndonjë tingull të vetëm gjatë gjithë këtyre ditëve”, vazhdon më tej polici. Personi kishte zbuluar vetëm një informatë të vetme gjatë gjithë kësaj kohe: “Në një rast, në një letër ai shkroi vetëm `Roma, Italia`.
Policia i dha personit “disa qindra franga”
Pra, policia tani supozon se i panjohuri, pas lirimit është nisur në drejtim të kryeqytetit italian. “Nuk mund ta mbanim më me ne, nuk kishte ndonjë arsye”, nënvizon polici. Sepse i huaji nuk kërkohet nga policia askund dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të ndaluar”. Ai gjithashtu duket të jetë mirë në aspektin e shëndetit”, thonë hetuesit. Edhe pse i huaji ishte pak i dobët, ditët e kaluara në spital me ushqime të rregullta ndikuan që ai të përmirësohej, njofton Albinfo.ch.
Pra, punonjësit e policisë së Valisit, pas një mbajtjeje të panjohurit për tetë ditë me radhë, nuk mundën ta lënë të shkojë duarthatë gjatë rrugës: “Personi duket të jetë absolutisht i varfër, ne ia lamë në duar disa qindra franga”. Ajo që njeriu i panjohur do të bëjë me dhuratën e shtetit zviceran dhe në çfarë destinacioni është nisur, mbetet mister për zyrtarët e Valisit.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















