Lajme
Politika e migracionit e Gjermanisë pengon transportin publik në Bazel
Ndërsa qeveria e re e Gjermanisë po merr një qëndrim më të ashpër kundër emigrantëve, kontrollet më të rrepta kufitare kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në tramvajin nr. 8, i cili kalon përtej kufirit në komunën gjermane të Weil am Rhein.
Ky tramvaj zakonisht qarkullon çdo shtatë minuta, por për shkak se zyrtarët e doganave gjermane tani marrin kohë për të kontrolluar pasagjerët, tramvajet bllokohen në kufi, duke prishur orarin, transmeton albinfo.ch.
Sipas Matthias Steiger, zëdhënës i kompanisë së transportit publik të Bazelit BVB, disa tramvaje po ridrejtohen për të kursyer kohë, kështu që ato nuk qarkullojnë më përmes stacionit qendror të trenit, ndoshta stacioni më i rëndësishëm i tramvajit të qytetit, shkruan thelocal.
“Kjo është padyshim një shqetësim,” tha Steiger. “Është një situatë shumë e pakëndshme për ne dhe pasagjerët tanë”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












