Integrimi
Politikani gjerman revoltohet me kosovarët: “Ne nuk jemi ent social i Ballkanit!”
"Ka familje kosovare të cilat prej vitesh vijnë në Gjermani gjatë dimrit, kërkojnë azil, bëjnë kontrolle mjekësore dhe verës, me paratë që u jep shteti, kthehen sërish"
Pritja e fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova në Gjermani ka filluar të shkaktojë edhe shenjat e para të lodhjes së mikpritësve. Këtë shprehje revolte për mbingarkesën të cilës i janë nënshtruar e ka thënë hapur një politikan nga partia CSU e cila e ka pushtetin në Bavari. Christian Bernreiter që është kryetar i këshillit të qarqeve të landit ka shprehur qëndrimin kundër pranimit të refugjatëve nga Kosova.
Ai i ka kërkuar qeverisë federale që ta shpallë Kosovën “vend të sigurt”, për të evituar kështu pritjen dhe strehimin e kosovarëve në Gjermani.”Ne nuk jemi ent social për Ballkanin”, e ka thënë shkoqur Bernreiter për televizionin BR.
Nëse vazhdohet me pranimin e kosovarëve kanoset keqpërdorimi në stil të gjerë i të drejtës gjermane të azilit, ka thënë ai dhe ka shtuar se ka informacione që rrugës për në Gjermani tashmë janë rreth 8000 kosovarë.
Ai ka theksuar se, bazuar në rastet e dokumentuara në medie, ka familje kosovare të cilat prej vitesh vijnë në Gjermani gjatë stinës së dimrit, kërkojnë azil, bëjnë kontrolle mjekësore dhe verës, me paratë që u jep shteti, kthehen sërish nga kanë ardhur. “Kjo nuk ka lidhje me të drejtën e azilit. Në këtë mënyrë u zihen vendet njerëzve të cilët janë të ndjekur me të vërtetë, si për shembull refugjatët nga Siria ose Iraku”, ka argumentuar ai.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











