Lajme
Politikani nga Gjeneva arrestohet nën dyshimin për trafik droge
Në kantonin e Gjenevës, një politikan lokal i Partisë së Gjelbër është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh policor për çmontimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës.
Në total, policia arrestoi nëntë persona dhe konfiskoi disa kilogramë drogë.
“Një person i përfshirë në trafik droge nuk ka vend në Partinë e Gjelbër”, tha presidentja e të Gjelbërve të Gjenevës, Maryam Yunus Ebener. Ajo përmendi mundësinë e dorëheqjes ose përjashtimit të tij. Partia, e cila vlerësoi punën e anëtarëve të saj në parlament, nuk i kishte pritur aspak këto zbulime, transmeton albinfo.ch.
Bastisja të mërkurën e kaluar
Operacioni policor u zhvillua të mërkurën e kaluar, siç konfirmoi Zyra e Prokurorit Publik të Gjenevës. Policia kreu disa kontrolle në banesa dhe arrestoi disa persona. Gjatë aksionit u sekuestruan kokainë, MDMA, ekstazi, ketaminë, produkte kanabisi, si dhe mbi 100,000 franga zvicerane.
Policia arrestoi nëntë persona të dyshuar për përfshirje në trafik droge. Ata u morën në pyetje nga prokuroria ditën e enjte dhe të premte. Më pas, gjykata urdhëroi paraburgim për tetë prej tyre, përfshirë edhe këshilltarin bashkiak. Të gjithë të ndaluarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar.
Sipas presidentes së Partisë së Gjelbër të Gjenevës, këshilltari i përfshirë në çështje ishte rizgjedhur në zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












