Lajme
Politikanja e njohur shqiptare zgjedhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli është zgjedhur zv. presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes plenare të Sesionit të 66-të të Asamblesë Parlamentare ku ishte i ftuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kodheli aktualisht mban detyrën e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.
Ndërkohë President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u zgjodh Gerald Connolly, i cili gjithashtu është kongresmen amerikan në Virginia si përfaqësues i Partisë Demokratike, raporton euronewsalbania, përcjell Albinfo.ch
Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në vitin 1955 dhe shërben konsultimet organizative të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Me qëllimin për të përafruar legjislacionin e vendeve anëtare kjo asamble shërben dhe si lidhje mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka 266 delegatë nga 29 vendet anëtare të NATO-s. Delegatët nominohen nga parlamentet e vendeve përkatëse në bazë të procedurave të secilit vend dhe përfaqësuesve në Parlament.
Asambleja drejtohet nga Komiteti Qendror, që përbëhet nga kreu i çdo delegacioni, Presidenti që zgjidhjet me rotacion mes e vendeve anëtare dhe tre zv. presidentëve që gjithashtu zgjidhen me rotacion.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues nga Shqipëria do të mbajë një detyrë kaq të lartë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO më 4 prill të vitit 2009.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror










