Lajme
Polonia u jep fund importeve ruse të naftës
Polonia njoftoi të mërkurën planet për t’u dhënë fund të gjitha importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, ndërsa Gjermania lëshoi një paralajmërim mbi nivelet e përdorimit të gazit natyror dhe u bëri thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm me konsumin. Këto zhvillime janë sinjale të reja se si lufta e Rusisë në Ukrainë ka përshkallëzuar tensionet mbi çështjen e energjisë në Evropë.
Polonia, e cila ka pranuar mbi 2 milionë refugjatë ukrainas, ka marrë rolin udhëheqës mes vendeve të Bashkimit Evropian për një shkëputje të shpejtë nga varësia prej karburanteve fosile ruse. Blloku prej 27-vendesh ka refuzuar t’i vendosë sanksione importeve ruse të naftës, por ka njoftuar masa për të hequr dorë prej tyre.
“Ne po paraqesim planin më radikal në Evropë për shkëputjen nga nafta ruse deri në fund të këtij viti”, tha Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në një konferencë shtypi.
Vendimi vjen një ditë pasi Polonia njoftoi se po ndalonte importet e qymyrit rus. Zoti Morawiecki u bëri thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të bëjnë të njëjtën gjë, duke shtuar se paratë me të cilat blihet nafa dhe gazi rus po ushqejnë makinerinë e saj të luftës.
Mes thirrjeve për një bojkot të menjëhershëm të të gjithë naftës dhe gazit natyror rus, BE-ja planifikon të reduktojë importet e gazit rus me dy të tretat deri në fund të vitit dhe t’i eliminojë ato tërësisht përpara vitit 2030. Ndërkohë, tregjet e energjisë janë tronditur, duke reflektuar rritje të mëtejshme të çmimimit të naftës dhe gazit natyror për konsumatorët evropianëve dhe në mbarë botën.
BE-ja po u kthehet investimeve në energjinë e rinovueshme si një zgjidhje afatgjatë.
Polonia po zgjeron infrastrukturën e depozitimit të gazit të lëngshëm për të marrë dërgesa nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia e vende të tjera eksportuese. Një gazsjellës i ri në Baltik, që sjell gaz nga Norvegjia, pritet të hapet deri në fund të vitit. Varshava gjithashtu ka reduktuar varësinë nga nafta ruse përmes kontratave me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjinë, si dhe po shqyrton mundësinë e importeve nga Kazakistani.
Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së dhe një nga vendet më të varura nga gazi natyror i Rusisë, ka nënshkruar marrëveshje me disa furnizues të gazit të lëngshëm. Zyrtarët thonë se ata synojnë t’i japin fund përdorimit të naftës dhe qymyrit rus këtë vit, si dhe gazit natyror nga mesi i vitit 2024./VOA
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













