Koronavirusi: çast pas çasti
Polonia rihap kufijtë me fqinjët e BE-së
Pas gati tre muajsh, Polonia ka rihapur sot kufijtë e saj për të gjitha vendet fqinje, anëtare të Bashkimit Europian.
Pas relaksimit të kontrolleve në kufirin me Lituaninë të premten, rihapja e kufijve për në Gjermani, Republikën Çeke dhe Sllovaki hyri në fuqi në mesnatë (2200 GMT).
Kërkesat për hyrje nga vendet joanëtare të BE-së gjithashtu janë lehtësuar, ndërsa kontrollet në kufijtë me Ukrainën, Bjellorusinë dhe zonën ekskluzive ruse të Kaliningradit mbeten, raporton ATSH.
Në mes të marsit, qeveria e Polonisë mbylli hyrjen për të huajt nga brenda BE-së. Përjashtim ishin për ata që kishin vendbanim të përhershëm, shofer kamionësh dhe diplomatë.
Qytetarët polakë që u kthyen nga jashtë u duhej të kalonin 14 ditë në karantinë.
Fluturimet për në destinacionet e BE-së planifikohen të rifillojnë më 16 qershor.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore












