Lajme

Porosia e BAG për festat: “Mos këndoni këngë të Krishtlindjes”!

Është gjithashtu e rëndësishme që blerjet t`i bëni më herët në mënyrë që të mos grumbullohen shumë njerëz në dyqane pak para pushimeve

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar së fundi në faqen e saj të internetit disa këshilla se si duhet të sillemi gjatë festave të fundvitit.

Virginia Masserey nga BAG në konferencën e sotme për media të mbajtur në Bernë ka thënë se është e domosdoshme të filloni të mendoni se si dëshironi të festoni në familje, shkruan srf.ch.

Kjo duhet bërë në mënyrë që të mund të respektoni rregullat e distancës dhe gjithashtu higjienën e duarve, transmeton albinfo.ch.

Është gjithashtu e rëndësishme që blerjet t`i bëni më herët në mënyrë që të mos grumbullohen shumë njerëz në dyqane pak para pushimeve.

Në vazhdim, këshillat kryesore:

Blini dhurata herët dhe në një mënyrë të planifikuar ndërkohë që duhet të respektoni masat mbrojtëse
Instaloni aplikacionin SwissCovid
Shqyrtojeni mirë vendin ku do të kremtoni
A ka ndonjë pacient me rrezik?
Festoni vetëm në rrethin më të ngushtë
Mbani distancën  os vendoseni maskën
Ajroseni ambientin rregullisht
Mos këndoni këngët e Krishtlindjes!

Porosia e fundit, mund të na duket paksa e çuditshme. Por, BAG e zbërthen atë si vijon: Të kënduarit së bashku dhe loja me instrumente frymore mund të rrisin rrezikun e infektimit, shkruan albinfo.ch. Më mirë të dëgjoni këngët e Krishtlindjeve në stereon tuaj se të këndoni e të luani me instrumente.