Kosova
Portugali: Kosova shpalosi potencialin digjital në Panairin “Web Summit 2025”
Dhjetë kompani nga Kosova të sektorit të TIK-ut u prezantuan në Panairin “Web Summit 2025” në Portugali
Dhjetë kompani kosovare të sektorit të TIK-ut u përfaqësuan këtë javë në Panairin “Web Summit 2025”, i cili u mbajt nga 10–13 nëntor në Lisbonë të Portugalisë, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrja e tyre u mundësua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA-s, duke u krijuar mundësi kompanive të prezantojnë produkte dhe zgjidhje inovative në një nga ngjarjet më të mëdha globale të teknologjisë.
Kompanitë pjesëmarrëse ishin: Global CT Digital Kosovo, Kubit Solution, Innovation Academy, Saint Pearl, Appbites, Kreahub, Shkolla Digjitale, Pretera, TDS Consulting dhe Bambus.
Shtandin e Kosovës e vizitoi edhe Ambasadorja e Kosovës në Portugali, Edona Maloku Berdyna, e cila u ofroi mbështetje përfaqësuesve të kompanive dhe theksoi rëndësinë e prezencës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në “Web Summit 2025” shënoi një hap të rëndësishëm për promovimin e ekosistemit digjital të Kosovës dhe për krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim me partnerë dhe investitorë globalë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij Fluksi i ardhjeve po vazhdon edhe sot, ndërsa në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk kalojnë... -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Zvicër
-
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë Një fermë në Bazel ka nisur një fushatë crowdfunding për të blerë sanë, me synimin që... -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji -
Kolona 10 kilometra në tunelin e Gotthardit, deri në 100 minuta pritje për drejtuesit e mjeteve -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” -
Mjeku nga Cyrihu, në paraburgim me dyshimin për sulm seksual













