Kosova
Potencialet turistike të Kosovës po prezantohen sot në Suedi, në panairin “Travel News Market”
Në qendrën “Stockholm Waterfront Congress”, sot po mbahet panairi ndërkombëtar i turizmit “Travel News Market”, i cili shënon një ndër ngjarjet më të njohura të industrisë së turizmit në Suedi.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në partneritet me projektin FEGO të implementuar nga Swisscontact, ka mundësuar pjesëmarrjen në këtë panair të disa prej kompanive të turizmit nga Kosova.
“Kompanive: Balkan Destination, Balkan Natural Adventure, Lynx Freeride L.L.C, SuperXplorers Kosovo, Butterfly Outdoor Adventure, u është siguruar një hapësirë ekspozimi prej 24 m², për të promovuar potencialin turistik të Kosovës, duke përfshirë bukuritë natyrore, shërbimet turistike unike dhe përvojat kulturore që ofron vendi ynë. Në hapjen e kësaj ngjarjeje mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, znj. Shkendije Geci Sherifi, e cila përgëzoi kompanitë kosovare për përfaqësimin e suksesshëm dhe përkushtimin e tyre për promovimin e turizmit kosovar në një treg ndërkombëtar kaq të rëndësishëm. Ambasadorja Geci- Sherifi ofroi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve dhe krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi me partnerë suedezë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje njoftim thekson se ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për turizmin kosovar, pasi u mundëson kompanive vendore të prezantojnë jo vetëm atraksionet turistike të Kosovës, por edhe të lidhin marrëveshje të reja dhe të forcojnë praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














