Lajme
Pranohet ankesa e LSDM-së: Rivotohet në Tearcë
Nga Këshilli i përbërë prej 5 gjykatësve, ankesën e LSDM-së e kanë cilësuar si themelore dhe kanë vendosur që votimi i 11 dhjetorit në Tearcë të anulohet dhe të përsëritet.
Gjykata Administrative ka sjellë vendim për ankesën e LSDM-së, ndaj vendimit të KSHZ-së, sa i përket anulimit të votimit në një vendvotim në Komunën e Tearcës, shkruan portali Telegrafi, Maqedoni.
Nga Këshilli i përbërë prej 5 gjykatësve, ankesën e LSDM-së e kanë cilësuar si themelore dhe kanë vendosur që votimi i 11 dhjetorit në Tearcë të anulohet dhe të përsëritet.
Në njoftimin që publikoi sonte Gjykata në ueb faqen e vet, thuhet se vendimin e ka marrë këshilli i përbërë nga gjykatësit: Lulzim Saliu – kryetar i këshillit, Nada Ivanova, Edita Naskovska, Snezhana Trpovska dhe Ismeta Amet – anëtarë të këshillit, me mbajtësen e procesverbalit Ana Gjorgjievski – këshilltare e lartë gjyqësore.
“Padia e përfaqësuesit të autorizuar të listës së kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë-LSDM, – Stevica Josifovski, fuqizohet. Vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhor UP1nr.10-488 i datës 18:12.2016, përfaqësuesit të autorizuar të listës së kandidatëve për zgjedhje të deputteëve në kuvendin e RM-së të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, fuqizohet. Votimi në vendvotimin 2011 në Komunën Tearcë për Njësinë zgjedhore numër 6, shfuqizohet”, qëndron në aktvendim, pëercjellin mediat e Shkupit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













