Shkurt.ch
Pranon se ka abuzuar seksualisht me 114 të mitur
Shumica e rasteve, 71 sish, tashmë janë vjetruar (parashkruar) dhe për to autori nuk ndiqet penalisht, ka bërë të njohur prokuroria e Bernës
Një terapeut social nga kantoni i Bernës akuzohet se në 33 raste të ndryshme ka abuzuar seksualisht me fëmijë dhe të rinj. Për këtë ai duhet të përgjigjet para gjyqit në Bernë
Rreth 29 vjet ka qenë periudha kohore brenda të cilës ai ka kryer numrin e madh të veprave që dënohen me ligj si sulme seksuale dhe abuzime me fëmijë dhe me persona të varur etj.
Zvicerani 57 vjeçar ka pranuar madje se në 114 raste ka abuzuar seksualisht me fëmijë dhe të rinj, kryesisht me të meta, të strehuar në qendra të ndryshme strehimi për të mitur. Shumica e rasteve, 71 sish, tashmë janë vjetruar (parashkruar) dhe për to autori nuk ndiqet penalisht, ka bërë të njohur prokuroria e Bernës,
Rasti i rëndë pati dalë në medie në vitin 2010 me ç`rast pati bërë jehonë të madhe ne opinion.
I akuzuari ndodhet në paraburgim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











