Shkurt.ch
Pranon se ka spiunuar në Gjermani për Shërbimin Informativ Zviceran
Ai ka thënë se nuk ka vepruar si kriminel por motivi i tij ka qenë "patriotizmi, shpirti aventurier, synimi për të fituar dhe indinjata
Zvicerani 54 vjeçar, Daniel M., i akuzuar për spiunim në Gjykatën e Alrtë të Landit në Frankfurt am Main, Gjermani, ka pranuar akuzën që e ngarkonte. Ai ka thënë se nga Shërbimi Informativ i Zvicrës (NDB) ka marrë 28.000 euro për punët që ka bërë, shkruan sda.ch. Veç kësaj, ai ka treguar edhe emrat e personave nga shërbimi në fjalë të cilët e kanë angazhuar.
Pranimin në emrin e tij e ka bërë në mënyrë të detajuar avokati i tij zviceran Walter Landmann. Ai ka thënë për media se me këtë pranim të plotë të veprës donte të arrinte që klienti i tij të dënohej vetëm me kusht e me gjobë por jo edhe me burg efektiv.
Akuza e ngarkonte zviceranin për “dyshim mbi veprimtari agjenturore për shërbime të fshehta”, transmeton albinfo.ch. Ai, sipas akuzës, për llogari të Shërbimit Informativ të Zvicrës ka spiunuar në administratën financiare të landit gjerman Nordrhein Westfallen.
Më saktë, zvicerani i akuzuar ka siguruar të dhënat personale të tre hetuesve tatimorë gjermanë në lidhje me aferën e ashtuquajtur “CD-të e tatimeve” dhe se ka vendosur një agjent të fshehtë në administratën financiare në Nordrhein Westfallen.
Në ditën e sotme të procesit ai ka thënë se nuk ka vepruar si kriminel por motivi i tij ka qenë “patriotizmi, shpirti aventurier, synimi për të fituar dhe indinjata, përcjell albinfo.ch.
Në ditën e parë të procesit, para një jave, Daniel M. kishte deklaruar se donte të lidhte një pakt me drejtësinë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











