Lajme
Pranvera, a do ta reduktojë përhapjen e koronavirusit?
Deri tani është vërejtur se virusi ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë, duke iu falënderuar temperaturave dhe ajrit të ftohtë.
Është bërë e ditur se shumë mjekë, shkencëtarë dhe liderë politikë kanë dhënë deklarata se koronavirusi dhe përhapja e tij do të zbutet me ardhjen e pranverës, transmeton albinfo.ch.
Sipas mjekëve të specializuar, rrezet e diellit ndikojnë në zbutjen e simptomave të koronavirusit dhe se ndikojnë dhe ndihmojnë në zhdukjen e këtij virusi dhe besohet ky virus do të reduktohet së përhapuri me fillimin e pranverës.
Po ashtu, një deklaratë të tillë e ka bërë edhe sekretari e shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, dhe duke shpresuar që pranvera dhe ngritja e temperaturave do të ndikojnë në zbehjen e aftësive të virusit për të mbijetuar dhe për t’u shpërndarë.
Deri tani është vërejtur se virusi ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë, duke iu falënderuar temperaturave të ftohta dhe ajrit të ftohtë.
Një arsye tjetër e kësaj përhapjeje masive të virusit është se sistemi imunitar është gjithashtu më i dobët gjatë dimrit, ndërkaq forcohet në pranverë.
Gjithsesi, sipas ekspertëve, në vend të pritjes të ngritjes së temperaturave dhe krijimit të kushteve të duhura atmosferike, që do të pamundësonin përhapjen e virusit – njerëzit duhet të kujdesen për veten dhe t’i shtojnë masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj këtij virusi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation














