Lajme
Presidenca e BE-së i kalon Francës
Ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologu i tij slloven, Anže Logar, u takuan të enjten në Paris, me rastin e dorëzimit të presidencës së Këshillit të BE-së.
“Presidenca jonë do të ketë një moto të trefishtë sovraniteti: rimëkëmbje, pushtet dhe përkatësi. Ajo konsiston në përgatitjen për t’u përballur me pandemitë e ardhshme, rimëkëmbjen e industrisë sonë, mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe forcimi i mbrojtjes”, u shpreh Jean Yves Le Drian.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anže Logar, tha se nuk është rastësi që Franca do të vazhdojë punën ambicioze të nisur nga Sllovenia, pasi këtu dy vende kanë bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe.
“Homologu im më prezantoi prioritetet e Francës gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së, të cilat janë ambicioze dhe në shumë aspekte përfaqësojnë vazhdimin e punës së nisur gjatë presidencës sonë. Kjo nuk është rastësi, sepse ne kemi punuar së bashku gjatë kësaj periudhe”, tha Anže Logar.
Dy ministrat, Logar dhe Le Drian, ranë dakord, mes të tjerash, për vijimin e procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, që sipas tyre, përbën një stimul të rëndësishëm që vendet kandidate të implementojnë reformat.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













