Maqedonia

Presidenca finlandeze flet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Shqipërinë

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian ka njoftuar mbajtjen të martën në Luksemburg të një takimi mes ministrave të jashtëm.

Ata do të diskutojnë çeljen e neociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Diskutimi mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit-asociimit është një vazhdim i konkluzioneve të Këshillit të miratuar në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të Qershorit, përcjellë albinfo.ch

Në këtë mbledhje u mbajt shënim rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenca finalandeze, që njofton mbajtjen e takimit të nesërm, thekson në qëndrimin e saj paraprak se politika e zgjerimit është një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Evropë.

“Si Presidencë e Këshillit, ne jemi të përkushtuar të lehtësojmë vendimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e zemrës së Evropës dhe vendi i tij është në Bashkimin e përbashkët të vlerave evropiane. Respektimi i sundimit të ligjit është një element thelbësor i kritereve që një vend duhet të përmbushë përpara se të mund të bëhet anëtare e BE-së” theksohet në njoftim.