Lajme
Presidenti amerikan: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.
Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump deklaroi se askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj.
“… Dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë. Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Trump u referohet këtyre konflikteve: Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.
E-Diaspora
-
Nga identiteti te përgjegjësia, demokracia e shqiptarëve përtej shtetit kombëtar Reflektim akademik e shoqëror në Universitetin e Cyrihut, organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Cyrih... -
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare -
Anna Krasniqi fiton Grand Prix në Itali
Jeta në Zvicër
-
Dogana ndalon fluksin e porosive të paligjshme online në Cyrih Gjatë një kontrolli prioritar në kantonin e Cyrihut, u zbuluan importe të shumta të paligjshme. Midis... -
Çfarë synon saktësisht të bëjë propozimi zviceran kundër imigracionit “jo 10 milionëve”? -
Sa do të kushtojnë biletat për trenin e ri të natës nga Zvicra në Suedi? -
Gjithçka që duhet të dini rreth ndryshimit të sigurimit tuaj shëndetësor zviceran në vitin 2025 -
Pse 570,000 të huaj në Zvicër mund të marrin papritmas leje qëndrimi të përhershme










