Kosova
Presidenti Begaj nderon të rënët në Prekaz
Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari.
Pasi ka përfunduar takimet me krerët më të lartë institucionalë në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vazhduar për në Prekaz, ku ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, ndërsa vizitoi edhe kullën, ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe, raporton Albinfo.ch.
Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.
Para se të shkojë në Prekaz, presidenti Begaj bëri homazhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Kjo është vizita e parë jashtë shtetit që nga marrja e postit të presidentit më 24 korrik.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet















