Lajme
Presidenti Biden rezulton negativ me COVID-19, por e vazhdon izolimin
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, dr. Kevin O’Connor, ka thënë se presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë sot negativ me COVID-19, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në izolim derisa të dalë negativ për herë të dytë.
Kjo u bë e ditur përmes një letre nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, dr. Kevin O’Connor, i cili ka shkruar se presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë, raporton Albinfo.ch.
Për herë të parë pozitiv me COVID-19 presidenti Biden rezultoi më 21 korrik dhe siç njoftoi administrata e tij, ai përjetoi vetëm simptoma të lehta, duke përfshirë lodhje, rrjedhje hunde dhe kollë.
Pasi rezultoi negativ më 27 korrik, Biden u largua shkurtimisht nga izolimi, por u rikthye në izolim pasi u testua sërish pozitiv më 30 korrik, në atë që O’Connor e përshkroi si një rast “rikthimi”.
Presidenti Biden ka vazhduar të punojë gjatë sëmundjes së tij, duke përfshirë disa paraqitje publike, të distancuara në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarje virtuale./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












