Lajme
Presidenti Biden rithekson mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO
Presidenti Joe Biden bëri një shfaqje publike të mërkurën në mbështetje të anëtarësimit të Suedisë në NATO, gjatë bisedimeve që zhvilloi me Kryeministrin e këtij vendi, Ulf Kristersson, në Shtëpinë e Bardhë.
Të dielën Presidenti Biden niset për një udhëtim në tri vende evropiane, mes të cilave ndalesa më e rëndësishme ajo në kuadër të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, që mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale, me në krah zotin Kristersson, Presidenti Biden tha se donte të përsëriste mbështetjen e Uashingtonit për pranimin e Suedisë në NATO dhe se po priste me padurim që një gjë e tillë të ndodhte.
Zoti Kristersson falënderoi Presidentin Biden për ftesën dhe tha se Suedia “e vlerëson shumë” mbështetjen e tij në këtë proces.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke hequr dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë. Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s, vendimi duhet të jetë unanim nga të gjithë anëtarët e aleancës. Por deri tani Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit të Suedisë.
Presidenti turk, Tajip Erdogan, akuzon Stokholmin se po strehon anëtarë të grupeve militante që Ankaraja i konsideron si terroristë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë punuar për të kapërcyer pengesat që ka krijuar Turqia në këtë proces. Zoti Erdogan është ankuar se mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Suedi, një parti që Turqia e ka shpallur të paligjshme, kanë vazhduar të organizojnë demonstrata dhe të financojnë ato që ai i quan, grupe terroriste. Zoti Erdogan e konsideron këtë një gjë të papranueshme për Turqinë./VOA
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













